-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tabaku kritikon ligjet speciale: Thellojnë pabarazinë dhe korrupsionin, favorizojnë oligarkët

Kryesoret

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka kritikuar propozimet e fundit për ligje speciale, duke theksuar se ato shkatërrojnë themelet e një shteti të drejtë dhe favorizojnë një pakicë të privilegjuar.

Ajo ka denoncuar përjashtimin e korporatave të mëdha nga taksat për ndërtimin e fshatrave turistike dhe ka akuzuar qeverinë për favorizimin e oligarkëve në kurriz të shumicës.

‘Socialistët nuk ndalen me propozimet e tyre të ligjeve speciale, që shkatërrojnë themelet e një shteti të ndershëm dhe ndërtojnë një qeveri të pakicës, në kurriz të shumicës. Një tjetër “dhuratë” për oligarkët: Një propozim i ri për të përjashtuar nga taksat korporatat e mëdha që ndërtojnë fshatra turistike për 10 vjet! Ky vjen vetëm pak ditë pasi një deputete socialiste propozoi shtyrjen për herë të tetë të Ligjit të Investimeve Strategjike. Një përkim perfekt kohor që nuk është aspak rastësi, por pjesë e një plani që favorizon pakicën dhe lë shumicën në varfëri. Ky nuk është shtet i ndershëm dhe as i drejtë. Ligjet speciale që qepen me porosi për interesat e një pakice të privilegjuar, nuk ndërtojnë një ekonomi për shqiptarët. Përkundrazi, ato thellojnë pabarazinë dhe korrupsionin’, shkruan ajo.

Tabaku theksoi se Shqipëria ka nevojë për një ekonomi të qëndrueshme, të bazuar në investime të drejta dhe një sistem taksimi të ndershëm, për të siguruar zhvillim të qëndrueshëm dhe tërheqje investimesh cilësore.

“Një ekonomi për të gjithë, jo për disa të privilegjuar. Për të qenë atraktivë për investimet dhe për të ndërtuar një sistem të ndershëm taksimi, ne duhet: Politika serioze investimesh që krijojnë vende pune dhe zhvillim të qëndrueshëm. Një kuadër investimesh që përmirëson klimën e biznesit dhe tërheq investime cilësore, jo favore për klientët e qeverisë. Screening për investimet e huaja, për të mbrojtur interesat kombëtare dhe për të siguruar transparencë. Një ekonomi të shekullit të 21-të, që përfshin teknologjinë, inteligjencën artificiale dhe sektorët strategjikë. Shqipërisë i duhet një ligj gjithëpërfshirës për investimet, jo arnime të përvitshme të Ligjit të Investimeve Strategjike, që mbulojnë vetëm orekset për resorte dhe beton!’, shkruan ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit