Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Tërnovë në Bulqizë, ku dy kushërinjtë, të rinj të moshës 34 dhe 36 vjeç, ishin duke gjuajtur në mal.
Pas një të shtëne me armë gjahu, Vasil Kamberi, 36 vjeç, ka humbur jetën gjatë transportimit me helikopter për në spital. Shtetasi Flamur Kamberi, 34 vjeç, dyshohet të jetë autori i ngjarjes dhe është shoqëruar nga policia për hetime të mëtejshme.
Hetimet paraprake tregojnë se ngjarja mund të ketë qenë aksidentale, pasi autorit dyshohet t’i ketë ngjarë ngatërresa me një kafshë të egër.
Çështja është në dorë të Prokurorisë së Dibrës për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
EMRAT+FOTO/ Vritet me çifte nga kushëriri, humb jetën 36-vjeçari në Bulqizë