Dëmtimi i Armando Brojës ka hapur mundësinë e kthimit të tij te Çelsi, duke mbyllur para kohe huazimin te Evertoni. Ky është një opsion që po diskutohet mes klubeve, megjithatë, Evertoni është përballur me pengesa nga Çelsi, i cili kërkon që Broja të kthehet vetëm me pagën e plotë deri në fund të sezonit.
“Kthimi i Brojës? Nuk mendoj se është absolut. Unë e thashë në konferencën për mediat pas ndeshjes kur m’u bë pyetja se dëmtimi i tij mund të zgjaste shumë më tepër se sa shpresonim, por është një nga opsionet që mund të ishte në dispozicion. Ka njerëz të klubit që po flasin me Çelsin në këto momente”, tha ai duke konfirmuar hipotezën që kishte ngritur pak ditë më parë.
Situata mbetet e pasigurt, pasi Broja mund të qëndrojë jashtë fushave për deri në tre muaj për shkak të dëmtimit në kyçin e këmbës së djathtë, varësisht nga zhvillimet në riaftësimin e tij.