-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Homazhe për Sabah Bizin, Duka: Kujtimi i tij do të jetojë gjithmonë

Kryesoret

Komuniteti i futbollit shqiptar ka përcjellë sot për në banesën e fundit Sabah Bizin, legjendën e futbollit dhe një ikonë të Vllaznisë dhe Kombëtares shqiptare, i cili ndërroi jetë një ditë më parë. Homazhet janë zhvilluar në Shkodër dhe morën pjesë figura të rëndësishme të FSHF-së, përfshirë Presidentin Armand Duka, Zv.Presidentin Lutfi Nuri dhe Sekretarin e Përgjithshëm Ilir Shulku.

Presidenti Duka i shprehu ngushëllime familjes dhe komunitetit të futbollit për humbjen e një ikone, duke theksuar se Sabah Bizi ishte një nga figurat më të mëdha të futbollit shqiptar dhe se kontributet e tij ishin të paharrueshme.

“Sot është një ditë e trishtë, për mua dhe për të gjithë miqtë e Sabah Bizit, për Brikenën dhe gjithë familjen Bizi, por jo vetëm, për të gjithë komunitetin e futbollit shkodran dhe mbarë shqiptar.
Sabah Bizi ishte një nga ikonat e futbollit shqiptar, një legjendë, dhe kontributet e tij në klubin e Vllaznisë ishin shumë të mëdha, në ekipin Kombëtar, por edhe më pas, gjatë gjithë jetës së tij, deri ditën që mbylli sytë. Ju e dini mirë që Sabahu kishte humbur kohët e fundit shikimin, por ai nuk mungonte në stadium. Ai jetoi me futbollin dhe ne kemi humbur shumë. Kemi humbur njeriun tonë dhe në këtë ditë vërtet të trishtë dhe të zezë, dëshiroj t’i shpreh ngushëllimet e mia, në radhë të parë Brikenës dhe gjithë familjes Bizi, por edhe të gjithë futbollistëve, ish-futbollistëve shkodranë dhe shqiptarë, si dhe gjithë komunitetit futbollistik shqiptar. Uroj që të prehet në paqe. Përkujtimi i tij do të jetojë shumë gjatë. Realisht ishte një nga figurat më të mëdha të futbollit shqiptar.

Biseda e fundit me Bizin? – Biseda e fundit ka qenë në telefon, para ndeshjes me Çekinë, kur më tha: “President, dua të vij që të shoh ndeshjen”. Prandaj e kujtova që, megjithëse kishte humbur shikimin, ai vinte dhe dëgjonte atmosferën që krijonte futbolli në stadium.
Më parë jemi takuar në Shkodër, por në të njëjtat kushte, le të themi, kur Sabahu nuk ishte tamam ai i mëparshmi. Kemi udhëtuar bashkë me ekipin Kombëtar në Rumani, Gjermani dhe vende të tjera.

Një impiant futbollit me emrin e tij? – Sabah Bizi është një nga figurat më të mëdha të futbollit shqiptar dhe është nder për të gjithë, në radhë të parë për Shkodrën, por edhe për futbollin dhe për Federatën e Futbollit, që një impiant apo ambient sportiv të përjetësojë emrin dhe kontributin e tij. Ngushëllime të gjithëve!”, – tha Presidenti Armand Duka.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit