Jep doreheqjen prefekti i Qarkut Lezhe Gjergj Prendi.
Sipas burimeve mediatike shkak janë bërë përplasjet me kreun e bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu pas kthimit te nje vendimi te miratuar nga Keshillit Bashkiak ne fund te vitit qe lamë pas, ne lidhje me amnistine fiskale per tarifat vendore.
Gjergj Prendi e mbante postin e prefektit te Qarkut Lezhe prej muajit prill te vitit 2022. Ish-ushtaraku Prendi ka qenë edhe më parë Prefekt i Qarkut Lezhe për rreth 2 vite.