14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trajneri i Granadas kundër Uzunit: I zhgënjyer nga vendimi i tij për t’u larguar

Kryesoret

Myrto Uzuni po përgatitet të largohet nga Granada dhe të transferohet te FC Austin në MLS, duke mbyllur një kapitull të suksesshëm në klubin spanjoll, ku shënoi një rekord të ri si golashënuesi më i mirë i huaj në histori të Granadës.

Largimi i Uzunit ka shkaktuar një reaksion të fortë nga trajneri i Granadës, Fran Eskriba, i cili ka shprehur zhgënjimin e tij për vendimin e sulmuesit shqiptar.

“Të vetmen herë që fola me të për këtë temë, i thashë se isha shumë i zhgënjyer. Kështu janë gjërat. U zhgënjeva sepse nuk është kjo mënyra. Çdokush në punë mund të ndjejë se është i nënvlerësuar dhe të kërkojë nga kompania e tij të përmirësojë pagesën. Në këtë rast, ne po flasim për një person të cilit tashmë i ishte përmirësuar disa herë paga për rendimentin e tij.

Është krejtësisht legjitime të shkosh në një klub që e konsideron më të mirë ose të duash të fitosh më shumë para. Çdokush në këtë jetë ka vlerat dhe parimet e tij. Mendoj se është legjitime që ta dëshirosh, por ndërkohë duhet të përmbushësh detyrimin tënd, sepse nëse do të ishe lënduar, ke qenë i sëmurë apo ke ikur me kombëtaren, klubi ka vazhduar të të paguajë.

Dhe nëse nuk do të kishe shënuar gol që kur ke ardhur këtu, klubi do të vazhdonte të paguante sepse ka një kontratë të nënshkruar, por në këtë rast vetëm njëra nga dy palët e ka respektuar”, ishte shpërthimi i trajnerit kundër Uzunit gjatë konferencës për mediat.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit