-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

UNESCO: Ankthi i nxënësve shqiptarë për matematikën ka pësuar rënie

Kryesoret

UNESCO (Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë) ka vënë re se niveli i ankthit të nxënësve shqiptarë për lëndën e matematikës ka pësuar rënie të dukshme ndërmjet vitit 2012 dhe 2022. Sipas UNESCO, indeksi i ankthit të nxënësve shqiptarë për matematikën nga viti 2012 deri më 2022 ra me rreth 0.13 pikë. Gjithashtu nxënësit shqiptarë sipas testimit PISA të kryer në vitin 2022 morën 368 pikë në matematikë, 69 pikë më pak se në testin e 2018 dhe 21 pikë më pak se më 2012.

Që nga viti 2003, testi global i njohurive të 15-vjeçarëve “PISA” ka tentuar të vlerësojë ankthin për matematikën. Ankthi për matematikën u mat, duke u kërkuar nxënësve t’u përgjigjen gjashtë pyetjeve “nuk jam dakord plotësisht”, “nuk pajtohem”, “pajtohem” ose “plotësisht dakord”.

Pohimet e nxënësve ishin “Shpesh shqetësohem se do të jetë e vështirë për mua matematika’; “Unë shqetësohem se do të marr nota të dobëta në matematikë”, ‘Tensionohem shumë kur më duhet të bëj detyrat e matematikës”, “Bëhem shumë nervoz duke bërë problemet e matematikës”, “Ndihem i pafuqishëm kur bëj një ushtrim matematike” dhe “Ndihem në ankth për dështimin në matematikë”.

Përgjigjet janë agreguar për të formuar indeksin PISA të ankthit të matematikës, duke ofruar një masë të standardizuar për të krahasuar ankthin në nivele të ndryshme dhe me kalimin e kohës. UNESCO raportoi së fundmi se indeksi i ankthit të matematikës është rritur në mënyrë domethënëse në 37 vende dhe ekonomi ndërmjet 2012 dhe 2022, më së shumti në Austri, Danimarkë, Gjermani, Islandë, Lituani, Poloni, Sllovaki, Suedi, Turqi, Shtetet e Bashkuara dhe Vietnam.

Në Poloni dhe Suedi, për shembull, nxënësit 15-vjeçarë në vitin 2022 ishin të paktën 10 pikë përqindje më të tensionuar për matematikën sesa bashkëmoshatarët e tyre në vitin 2012. Në të kundërt, ankthi ndaj matematikës ka rënë ndjeshëm në Shqipëri, Francë, Hungari, Jordania, Republika e Koresë, Katar, Rumani dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

UNESCO e konsideron si pengesë për arritjet mësimore ankthin ndaj matematikës. Ankthi në matematikë, jo vetëm që i pengon nxënësit të ndjekin studimet e mëtejshme për matematikën, por i pengon ata edhe në dhe rrugët e karrierës drejt shkencës, teknologjisë, inxhinierisë dhe matematikës. Ankthi ka ndikim negativ në shëndetin mendor dhe mirqenien e përgjithshme në të gjitha grup-moshat.

Gjatë dekadave të fundit, ka pasur më shumë interes në të kuptuarit se kur dhe si zhvillohet ankthi i matematikës. Hulumtimet tregojnë se shenjat e para të shfaqen që në moshën 6-vjeçare me implikime të rëndësishme për zhvillimin e mëvonshëm, pasi ankthi tenton të mbetet i qëndrueshëm ose të rritet me kalimin e kohës.

Por nga krahasimi i të dhënave vendet që kanë rënie të ankthit të matematikës të nxënësit kanë edhe rezultate të dobëta të njohurive në këtë lëndë sipas PISA. Kjo lidhje vlen për Shqipërinë, Jordaninë, Katarin, Rumaninë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe./Monitor

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit