Zbardhen detaje të reja nga aksidenti me vdekje që ndodhi në kantierin e ndërtimit në Aeroportin e Vlorës.
Ngjarja ka ndodhur mesnatën e së premtes dhe të shtunës, ku një 60-vjeçar, Nusret Xhoka nga Dibra sapo ka zbritur nga kamioni është përplasur nga një mjet i tonazhit të rëndë (fadromë) dhe për pasojë ka ndërruar jetë në vend.
Policia bën me dije se ka arrestuar shoferin e fadromës, një 63-vjeçar nga Prishtina, Rrahman Sllamniku për ngjarjen e rëndë.
Ndërkohë grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit.
Aksident, vdes 60-vjeçari në kantierin e Aeroportit të Vlorës