Sulmuesi Tedi Cara me anë të një postimi në rrjete sociale ka lajmëruar se pas 5 vitesh i ka dhënë lamtumirën Partizanit.
Cara ka falenderuar të gjithë ata që kanë punuar me të dhe i ka uruar suksese klubit të Partizanit me në krye presidentin Demi.
“Mbas 5 vitesh të bukura që kam kaluar në këtë klub erdhi momenti për ti dhënë fund. Falenderoj gjithë klubin e Partizanit me në krye presidentin Demi, trajnerët që kam punuar, drejtorët, po ashtu edhe magazinierët, tifozët, të gjithë që kanë qenë pranë meje. Në veçanti dua të falenderoj Altin Ferat i cili më ka mbështet që nga dita e parë e deri në fund. I uroj shumë suksese klubit në vazhdim”, shkruan Cara.