Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka reaguar në lidhje me lirimin e tre pengjeve izraelite pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes së armëpushimit.
“Të shohim pengjet të ribashkuar me familjet e tyre na mbush zemrat me shpresë”, duke theksuar rëndësinë e këtij momenti për paqen dhe stabilitetin në rajon.
Ajo ka theksuar gjithashtu se Evropa do të mbështesë përpjekjet për të garantuar që armëpushimi të respektohet për të dy popujt.
“Le të jetë ky fillimi i një kapitulli të ri për Izraelin dhe popullin palestinez… Armëpushimi duhet të respektohet”, shkroi ajo në një mesazh të publikuar në platformën X.