Nëna e Emily Damarit, njërës prej tre pengjeve të liruar nga Hamasi, ka thënë se “pas 471 ditësh, Emily më në fund është në shtëpi”.
Damari hyri në Izrael këtë të dielë, 19 janar, ku pritet të ribashkohet me nënën e saj dhe t’i nënshtrohet një vlerësimi mjekësor në Re’im, në jug të Izraelit
“Dua të falënderoj të gjithë ata që nuk pushuan kurrë së luftuari për Emily gjatë gjithë kësaj sprove të tmerrshme dhe që nuk pushuan kurrë së thëni emrin e saj. Në Izrael, Britani, Shtetet e Bashkuara dhe në mbarë botën. Faleminderit që solle Emily-n në shtëpi”, tha në deklaratë Mandy, nëna e Damarit për CNN.
“Ndërsa makthi i Emily-t në Gaza ka mbaruar, për shumë familje të tjera pritja e pamundur vazhdon. Çdo peng i fundit duhet të lirohet dhe ndihma humanitare duhet të ofrohet për pengjet që ende presin të kthehen në shtëpi”, tha nëna e Damarit.
Emily Damari, një grua britaniko-izraelite 28-vjeçare, u lirua së bashku me Romi Gonen dhe Doron Steinbrecher.
Një foto e një prej, Emily Damari shfaqet duke buzëqeshur dhe duke treguar dorën e saj të fashuar.
“Emily më në fund është kthyer aty ku i takon, e sigurt në krahët e nënës së saj, ende e buzëqeshur dhe më e fortë se kurrë”, shkruan Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) krahas fotos, të postuar në llogarinë e saj X.