-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Një zë gruaje futi në kurth Ramazan Matajn, dalin mesazhet me “Majli 544”

Kryesoret

Ramazan Mataj u vra me 5 janar në fshatin Dragoç, Shkodër. Disa mesazhe zanore të një gruaje nga një profil i rreme në TikTok ka çuar Ramazan Matajn drejt pritës ku ai u vra.

Sipas dosjes hetimore, pas këtij profili fshihej autori i krimit, Arjon Hasaj që tani është i arrestua. Ai u identifikua përmes numrit të telefonit me të cilin kishte regjistruar adresën e rreme.

Hasaj duke u prezantuar si vajzë ka ftuar Matajn në një takim në dalje të fshatit, ku më pas e ka qëlluar me pushkë automike duke e lënë të vdekur. Nga këqyrja e telefonit të viktimës, policia gjeti bisedat me “Majli 544”.

Mataj rezulton se kishte kërkuar prova që profili ishte vërtet një vajzë, ndërsa kishte marrë dy mesazhe zanore me zë gruaje, ku shprehej:

“…Në mos besosh, lëre, mos shkruj më pra… unë femër jam…” dhe “…Sonte ke rastin, shi asht tu ra… bukur do ishte…”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit