Mediat spanjolle i kanë kushtuar një artikull të gjatë rolit të bandave sipas tyre shqiptare që kanë kapur kontrollin e portit të gadishullit iberik. Porti i Vigos është tashmë në një nga pikat kryesore të furnizuesve kryesorë të kokainës në Evropë.
“Mafia shqiptare depërton në portin e Vigos për të shkarkuar kοkainën”- shkruan “El Pais” pasi vitin e fundit në këtë port u sekuestruan gati 10 tonë drοgë. 6 shqiptarë dhe 3 belgë janë arrestuar dhe dërguar në burg pasi dyshohet se kanë grumbulluar dhe shpërndarë drogën, sipas hetimeve të policisë.
Grupi i trafikantëve vepronte në Vigo për mafiozët shqiptarë të integruar në atë që njihet si “Klani Ballkanik”, organizata më e fuqishme ndërkombëtare, përgjegjëse për më shumë se gjysmën e ngarkesave të kokainës që mbërrijnë në Evropë dhe që vazhdon të funksionojë si oktapod pavarësisht goditjeve ndaj tij nga policia.