“Dua të jem shumë i qartë: nuk do të vendos kurrë datën e largimit tim”! Kështu deklaroi Carlo Ancelotti përballë thashethemeve për lamtumirë të tij këtë verë, në sallën e shtypit të Real Madrid përpara ndeshjes kundër Salzburgut.
“Jo… jo… (qesh). Dua të jem shumë i qartë: datën e largimit nga ky klub nuk do ta vendos kurrë, asnjëherë në jetë. Një ditë do të vijë ai moment, por nuk e di se kur. Nuk do të vendoset, mund të jetë nesër (qesh), pas disa ndeshjesh, një viti, pesë vjet… (qesh).
Avantazhi është se Florentino do të vazhdojë këtu edhe për katër vjet (sapo është rizgjedhur president, deri në vitin 2029 ) dhe më njeh shumë mirë. Dhe objektivi është për të arritur katër vitet e tij. Dhe lamtumirë së bashku, me gjithë dashurinë e botës! (Buzëqeshje )” përfundoi ai.