Mitropoliti i Korçës, Hirësi Joani, dhe Mitropoliti i Amantias, Hirësi Nathanaili, vizituan sot Spitalin “Evangjelizmos” në Athinë, ku prej 3 janarit është shtruar Kryepiskopi Anastas në gjendje kritike.
Gjatë vizitës, ata shprehën falënderimet për kujdesin mjekësor dhe shprehën lutjet e popullit shqiptar ortodoks për shëndetin e Kryepiskopit.
Ata gjithashtu shprehën solidaritet shpirtëror për stafin mjekësor dhe mbështetje për Episkopin e Krujës dhe priftërinjtë që e shoqërojnë Kryepiskopin.