Belind Këlliçi, drejtuesi politik i PD për Qarkun e Tiranës, mori pjesë në darkën festive “Liberty Ball” pas inaugurimit të Presidentit Donald Trump.
Ai theksoi se Trump, së bashku me familjen e tij dhe zëvendësin JD Vance, riafirmoi angazhimin e tij për një presidencë përbashkuese dhe paqebërëse.
“Kënaqësi e jashtëzakonshme të isha pjesë e mbrëmjes festive Liberty Ball, në të cilën Presidenti Trump, i shoqëruar nga Zonja e Parë Melania dhe fëmijët e tij, si dhe Zv. Presidenti JD Vance, i shoqëruar nga zonja e tij, Usha Vance, përshëndeti të ftuarit dhe riafirmoi premtimet e tij të dhëna gjatë fushatës elektorale.
Përmes ovacioneve USA! USA!, Presidenti Trump u shpreh i qartë dhe i prerë se dëshiron që trashëgimia e tij politike të jetë ajo e një Presidenti përbashkues dhe paqebërës në mbarë globin.”