-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Më të Mirët e Sportit 2024” në Korçë, Duka: Frymëzim për brezat e ardhshëm

Kryesoret

Në mbrëmjen Gala “Më të Mirët e Sportit 2024” në Korçë, Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, përshëndeti sportistët më të mirë të qarkut, duke vlerësuar traditën e shkëlqyer sportive të rajonit.

Ai theksoi rëndësinë e investimeve në infrastrukturën sportive për arritje të tjera në të ardhmen dhe u shpreh se sportistët e Korçës janë një motiv krenarie për qytetin.

Përshëndetja e plotë e Presidentit Duka për eventin “Më të mirë e sportit 2024” të Qarkut Korçë:

Të nderuar të pranishëm, personalitete e të ftuar!

Është një kënaqësi e veçantë për mua të jem pjesë e kësaj mbrëmjeje të jashtëzakonshme ku vlerësohen 10 sportistët më të mirë të qarkut Korçë për vitin 2024, qoftë edhe virtualisht.

Tradita e shkëlqyer sportive e këtij rajoni, nga futbolli, atletika, deri te disiplina të tjera sportive, është një pasuri e çmuar për sportin shqiptar dhe një frymëzim për brezat e ardhshëm.

Ju përgëzoj për këtë organizim dhe vlerësoj jashtëzakonisht shumë faktin që jeni bërë bashkë për të festuar arritjet e sportit korçar në një event gala.

Dua të shpreh mirënjohjen time të gjithë fituesit që me talentin dhe përkushtimin e tyre kanë ngritur lart emrin e qarkut Korçë. Ju përfaqësoni një motiv të madh krenarie për popullin korçar.

Ju ftoj të vazhdojmë përpjekjet tona të përbashkëta për të përmirësuar infrastrukturën dhe mjediset sportive në zonën e Korçës, pasi është një aspekt shumë i rëndësishëm që kërkon të gjithë vëmendjen tonë.

Korça është një qytet sportdashës dhe prej shumë vitesh është dalluar për prodhimin e elementëve elitarë në sporte të ndryshme.

Falënderime të përzemërta për organizatorët e këtij eventi të rëndësishëm dhe urime për të gjithë sportistët që janë sot pjesë e kësaj mbrëmjeje Gala. Uroj që suksesi i sportit në Korçë e veçanërisht futbolli të vazhdojë të shkëlqejë edhe në të ardhmen!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit