Elon Musk iu kundërpërgjigj kritikëve të tij pas akuzave për kryerjen e një “përshëndetjeje naziste” gjatë një fjalimi në inaugurimin e Donald Trump.
Musk kishte ngritur krahun drejt qiellit ndërsa fliste për mundësinë e udhëtimeve në Mars.
Kritika u ndez menjëherë, por Musk i quajti akuzat “truke të pista” dhe i cilësoi si “‘Të gjithë janë Hitler’ është një sulm kaq i lodhshëm,” duke përdorur një emoji që tregon gjumë për të përçmuar reagimet.