Operacioni policor “Starti” ka rezultuar në goditjen e një grupi kriminal trafikuese, ku janë arrestuar katër persona dhe janë sekuestruar mbi 25 kg lëndë narkotike, e dyshuar si marihuanë.
Ky aksion ka përfshirë kontrolle në disa lokacione të ndryshme në Prishtinë, në koordinim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda.
Gjatë kontrolleve janë gjetur gjithashtu dy armë zjarri, pesë telefona celularë, 350 euro dhe dëshmi të tjera relevante për hetimet.
Të dyshuarit, B.M., L.K., M.K., dhe F.H., janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje për një periudhë prej 48 orësh, ndërsa ndaj tyre janë ngritur akuza për shpërndarjen e narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje.