Një kabinë elektrike ka shpërthyer në flakë rreth orës 19:40 në parkingun nëntokësor në hyrje të Bulevardit të Ri në Tiranë.
Sipas hetimeve paraprake, shkëndija elektrike dyshohet të ketë shkaktuar zjarrin. Fatmirësisht, nuk ka raporte për persona të lënduar, por janë shkaktuar dëme materiale.
Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.