Ndeshjet e së mërkurës në Ligën e Kampioneve kanë dhuruar disa rezultate shumë të rëndësishme për kualifikimin në fazën e “playoff”-it.
PSG u kthye në zonën e renditjes që të kualifikon më tej, duke çuar Manchester Cityn në zonën e eliminimit.
Ndërkaq, të pritshme ishin fitoret e thella të Realit dhe Arsenalit, por pakkush e kishte menduar që Feyenoord do i jepte një leksion të mirëfilltë me shifrat 3-0 Bayern Munchen.
Real Madrid shkatërroi 5-1 Salzburg, ndërsa Arsenali mposhti 3-0 skuadrën e Dinamo Zagreb.
Milani dhe Interi bënë detyrën, me fitore minimale ndaj Gironas dhe Sparta Pragë, duke u afruar me kualifikimin.