Presidenti Donald Trump dhe Zonja e Parë, Melania Trump, festojnë sot përvjetorin e 20-të të martesës së tyre, që përkon dy ditë pas betimit të tij si president i SHBA-ve.
Trump ka uruar gruan e tij përmes një postimi në Instagram, duke shkruar: “Gëzuar 20-vjetorin Melania!”
Çifti u martua në vitin 2005, me një ceremoni luksoze në Palm Beach, Florida, dhe një pritje të pasur në pronën e Trump, Mar-a-Lago.