Departamenti i Shtetit i SHBA-së ka njoftuar anulimin e të gjitha udhëtimeve të refugjatëve, pas një urdhri ekzekutiv të nënshkruar nga Presidenti Donald Trump.
Sipas një memorandumi të shpërndarë nga agjencia amerikane që mbikëqyr përpunimin e refugjatëve, të gjitha udhëtimet që ishin planifikuar për refugjatët do të pezullohen dhe nuk do të bëhen prenotime të reja.
“Të gjitha udhëtimet e planifikuara më parë të refugjatëve në Shtetet e Bashkuara po anulohen dhe nuk do të bëhen prenotime të reja udhëtimi,” thuhet në memorandumin e Departamentit të Shtetit, pa specifikuar se sa do të zgjasë pezullimi.
Ky veprim është pasuar nga një urdhër ekzekutiv i Trump-it, i cili shpall se Shtetet e Bashkuara janë të paaftë për të pranuar një numër të madh emigrantësh dhe refugjatësh, duke theksuar se ky pezullim do të mbetet në fuqi deri sa hyrja e refugjatëve të përputhet me interesat kombëtare të SHBA-së.