Në një postim në Facebook, Endri Shabani, drejtues i partisë Nisma Thurje, i bën thirrje shqiptarëve që më 11 Maj të shfrytëzojnë mundësinë për të ndëshkuar ata që kanë sunduar vendin për 30 vite.
Ai e akuzon sistemin për korrupsion dhe shpërdorim të pasurisë natyrore dhe shtetërore, duke lënë qytetarët në kushte të vështira ekonomike dhe sociale. Shabani thekson se kjo është radha e qytetarëve për të reaguar dhe ndryshuar gjendjen duke votuar dhe ndëshkuar ata që kanë abuzuar me pushtetin.
” , !
Për 30 vite, ka qenë radha e tyre! Ata ndërtuan një shtet që funksionon vetëm për ata që kanë “mik” dhe për ata që paguajnë “kafen”.
Për 30 vite, ka qenë radha e tyre! E sunduan Shqipërinë si ta kishin pronë private – prenë pyjet, gërryen lumenjtë, rrjepën malet dhe grabitën pasurinë e nëntokës.
Për 30 vite, ka qenë radha e tyre! E lanë shqiptarin e zakonshëm me rrogat më të ulëta në Evropë dhe me çmimet më të larta në Ballkan.
Por më 11 Maj është radha jote!
11 Maji është radha jote për të ndëshkuar ata që na kanë nxjerrë nga shtëpitë, na kanë vjedhur pronat dhe na kanë marrë zvarrë me polici.
11 Maji është radha jote për të ndëshkuar ata që i detyruan fëmijët të ikin rrugëve të botës dhe i lanë prindërit vetëm, pa asnjë gotë ujë.
11 Maji është radha jote për t’u thënë atyre, dhe kujtdo që do të vijë pas tyre, se askush nuk mund të tallet më me djersën e shqiptarit të ndershëm.
Ky vend nuk do të ndryshojë vetë. Por ti mund ta ndryshosh.
Duke votuar, duke ndëshkuar ata që na kanë marrë në qafë!
Më 11 Maj është radha jote! Mos e humb këtë shans!“