-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kryeprokurori Çela ka një projekt të ri për drejtësinë: Sistemi, defektoz

Kryesoret

E ndërsa SPAK po vazhdon me dosjet e nxehta, Kryeprokurori Olsian Çela u shpreh sot se janë përgatitur kushtet për të nisur një projekt që ka një rëndësi thelbësore për sistemin e drejtësisë në Shqipëri. Kryeprokurori shprehu rezerva mbi sistemin e menaxhimit të çështjeve, që sipas tij është difektoz.

Na ka marrë shumë kohë, por ajo që ka rëndësi është që kemi përgatitur kushtet për të nisur një projekt të rëndësishëm për sistemin e drejtësisë në Shqipëri, i cili përkon me interesat që lidhen me procesin e integrimit në BE, por i shërben interesave të shtetasve shqiptarë. Ky do jetë një instrument që do shërbejë për ndërtimin e një sistemi drejtësie më eficent, të drejtë, të besueshëm dhe do të sigurojë drejtësi në kohë reale, optimale për qytetarët shqiptarë.

Ky është investim i gjatë në kohë, i rëndësishëm nga pikëpamja financiare, dhe do jetë produkt cilësor. Në kuadër të reformës në drejtësi, do të përbëjë komponent kyç në suksesin e kësaj reforme. Angazhimi institucional i Prokurorisë së Përgjithshme ka qenë mjaft serioz.

Sfida kryesore e projektit do të jetë jo vetëm të prodhojë një sistem efikas që menaxhon atë që ne bëjmë sot, por do jetë sistem që shikon nga e ardhmja, të ndërtojmë sistem me kapacitetet të gjera, fleksibël, që të mundësojë dhe të jetë efektiv për një periudhë të gjatë kohore.

Ne kemi përvojë nga një projekt i mëparshëm sistemi i menaxhimit të çështjeve që është difektoz, dhe sot Prokuroria e Përgjithshme ka një sistem që punon 1/5 e kapacitetit të tij dhe ne duhet të mësojë të mos i përsërisim këto gabime në të ardhmen”, tha Çela.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit