Mario Mitaj ka dhuruar një paraqitje të jashtëzakonshme në fitoren 2-1 të Al Ittihad kundër Al Shabab në Ligën e Arabisë Saudite.
Pavarësisht golit të shënuar nga Benzema, Mitaj u shpall më i miri në fushë me një vlerësim prej 8.3 nga “SofaScore”.
Trajneri Laurent Blanc e aktivizoi si mbrojtës të majtë, dhe ai nuk e zhgënjeu, duke kontribuar me një lojë të shkëlqyer që e bëri atë të ndrinte mbi emra të tjerë të njohur.