-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U rikthye në skenë pas betejës së vështirë, Stefi Prifti tregon ndihmën e kolegut

Kryesoret

Këngëtari Stefi Prifti ka treguar stresin që ka përjetuar në skenë gjatë një periudhe të vështirë të jetës së tij.

Ai ka treguar se ka qenë i pranishëm në një event të madh muzikor dhe ka ndjerë emocione të mëdhaja. Stefi ka thënë se e ka ndihmuar kolegu i tij Eugent Bushpepa.

“Një periudhë shumë e vështirë e jetës sime, para 10 ose 8 vjetësh, kur unë pasi më ndodhi një fatkeqësi e madhe, gjeta kurajën për të dalë përsëri në publik, sidomos në këto festivalet kombëtare. Emocioni që kam pasur në dy raste nuk ka qenë emocion natyral. Ka qenë emocion i mbingarkuar nga shkaqe të tjera, por për fat të mirë më ndihmoi, nuk e di, më ndihmoi Zoti, përgatitja ime, ndoshta përvoja që nuk çedova në asnjë rast. Por ajo që kam vuajtur, qoftë një javë përpara se të dilja në skenën e Pallatit të Kongreseve sepse premierat janë gjithmonë aktivitetet më stresante, më emocionale dhe më të vështira se kur punon në një lokal nate, përsëri ke një lloj emocioni, por nuk ka të bëjë fare me këto lloj nivelesh. Më kanë pyetur edhe kolegë, i thashë edhe Eugent Bushpepës mos gabohem, ishim konkurrentë, i thashë si ndihesh? “Edhe unë kam shumë stres”, tha dhe më tha “pi këtë”, më dha një hape domethënë, për herë të parë në jetën time kam pirë një qetësues që më dha Eugenti.”, ka thënë këngëtari.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit