Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ftuar shqiptarët që jetojnë jashtë vendit të votojnë në shumicë në zgjedhjet e 11 majit, për të mbështetur rotacionin politik.
Gjatë një takimi, ai theksoi rëndësinë e votës së diasporës dhe prezantoi programin e PD-së si “shpëtimtar për Shqipërinë”. Berisha u bëri thirrje shqiptarëve jashtë vendit të kontribuojnë në ndryshimin e situatës në vend.
“Do ta mbyll duke ju përgëzuar edhe njëherë e duke ju ftuar ju, anëtarëve të këtij departamenti, por të gjithë studentët, specialistët, intelektualët jashtë të jepni kontributin tuaj më të madh të mundshëm në ushtrimin e të drejtës kushtetuese të votës, të jepni kontributin tuaj më të madh të mundshëm në ushtrimin e të drejtës kushtetuese të votës të bashkëatdhetarëve tanë jashtë vendit.
Është e një rëndësie të jashtëzakonshme që nga 1 milionë e 500 mijë shqiptarë jashtë vendit me të drejtë vote, shumica e tyre të mund të votojnë.
Të firmosë me votën e tyre ndryshimin, rotacionin se e vërteta është që ‘ata thyhen dhe ne i mundim’ dhe ne kemi një program të shkëlqyer, kemi një program transformues, kemi një program shpëtimtar për Shqipërinë”, tha Berisha.