-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kryebashkiaku i Shkodrës: Fillon ndërtimi i rrugës së Komanit

Kryesoret

Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, njoftoi se ka nisur ndërtimi i rrugës së Komanit, një projekt që do të shërbejë për banorët e bashkisë Vau i Dejës, lidhjen e hidrocentraleve dhe si pikënisje për turizmin në Alpet e Shqipërisë.

Beci theksoi se ky investim është një detyrim për korporatën KESH, pas shfrytëzimit të gjatë të luginës së Drinit për prodhimin e energjisë. Ai shprehu besimin se ky projekt do të përmirësojë infrastrukturën dhe do të nxisë zhvillimin turistik në veriun e Shqipërisë.

“Fillon ndërtimi i rrugës së Komanit

Rruga e Komanit i shërben një numri të konsiderueshëm banorësh të bashkisë Vau i Dejës; lidh hidrocentralet me njëri-tjetrin dhe është pikënisja e eksplorimit të Alpeve tona për mijëra turistë nga e gjithë bota. Gjendja e degraduar në të cilën ndodhej e bënte veç të tjerash , një ftesë jo dinjitoze për turizmin në veri e në të gjithë vendin. Para disa vitesh në cilësinë e drejtuesit të Korporatës ElektroEnergjitike Shqiptare (KESH), me mbështetjen e qeverisë, ndërmora nismën për financimin e ndërtimit nga të ardhurat e korporatës, plotësisht i bindur se përtej të qenit e domosdoshme ishte detyrim i korporatës ndaj banorëve të zonës pas dekadash të shfrytëzimit të luginës së Drinit për prodhim energjie elektrike për të gjithë vendin. Ishte dhe një nga angazhimet kryesore si deputet i zgjedhur i qarkut Shkodër në 2021.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit