-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Basha: Mbështetje pa kushte për drejtësinë dhe zgjedhje me lista të hapura në 11 maj

Kryesoret

Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, zhvilloi një takim me strukturat drejtuese të këtij grupimi për të diskutuar përgatitjet për zgjedhjet e 11 majit. Basha riafirmoi mbështetje të plotë për drejtësinë dhe kërkoi që të zbatohet kandidimi me lista të hapura, si pjesë e një plani për një Shqipëri që meriton më shumë.

Ai theksoi angazhimin për të luftuar pandëshkueshmërinë dhe për të përshpejtuar demokratizimin e sistemit politik, duke mbrojtur gjithashtu orientimin euro-atlantik të vendit.

“Shqipëria meriton më shumë, me këtë bindje do shkojmë në çdo qytet, në çdo fshat, në çdo lagje, në çdo derë, për të shpalosur programin tonë për zgjedhjet e 11 majit.Strukturat drejtuese të Demokratëve Euroatlantikë do të jenë në mbështetje të një ekipi vlerash anembanë vendit, që e sheh politikën si shërbim ndaj qytetarëve, që dëgjon shqetësimet e tyre dhe ofron vizionin për t’i kapërcyer ato, jo si vetëshërbim për kastën e vjetëruar të tranzicionit, që ka varfëruar vendin dhe kanë larguar rininë.Plani ynë konkret për Shqipërinë, mbështetja pa kushte ndaj drejtësisë për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë, demokratizimi dhe hapja e sistemit politik përmes listave të hapura, si dhe mbrojtja dhe promovimi i orientimit euro-atlantik të vendit, janë kontrata jonë me qytetarët shqiptarë që kërkojnë ndryshim, e jo riciklim. Shqipëria meriton më shumë”,- shprehet Basha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit