Një 54-vjeçar është arrestuar nga policia e Delvinës pasi plagosi me mjet prerës një shtetas gjatë një konflikti të çastit.
Ngjarja ndodhi më 24 janar 2025, kur F.A., banues në Delvinë, plagosi P.I., 38 vjeç, i cili u transportua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Specialistët e hetimit të krimeve të Komisariatit të Delvinës morën masa për arrestimin e F.A., ndërsa materialet u dërguan në Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë për veprime të mëtejshme ligjore.