Kreu i Dioqezës Tiranë-Durrës, Imzot Arjan Dodaj shprehu ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos.
“Pushofsh në paqe i dashur Arqipeshkvi Metropolit Anastas! Gëzo për amshim jetën e pasosur në Zotin tonë Jezus Krishti, së bashku me Nënën e shenjtë Theotokos dhe me shenjtorët dhe engjëjt!”, shkruan Imzot Dodaj në mesazhin e ngushëllimit.
Imzot Dodaj ka theksuar kontributin e rëndësishëm të Kryepeshkopit Anastas për vëllazërinë dhe unitetin e të krishterëve, si dhe angazhimin e tij të palodhur për dialogun ndërfetar. “Faleminderit për vëllazërinë në unitetin e të krishterëve dhe dialogun ndërfetar”, tha Imzot Dodaj.