-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kush do ta udhëheqë Kishën Ortodokse?

Kryesoret

Ditën e sotme ndërroi jetë në një spital në Athinë, Anastas Janullatos. Debati është hapur për pasuesin e tij.

Pas vdekjes së Kryepeshkopit, brenda dy javësh pritet të mblidhet Sinodi i Shenjtë, i cili përbëhet nga 6 mitropolitë. Ata do të votojnë për të zgjedhur Kryepeshkopin e ri.

Kryepeshkopi i ri duhet të jetë një nga mitropolitët ekzistues dhe zakonisht përparësi ka ai që konsiderohet më i vjetri në shërbim.

Mitropoliti i Korçës, Joan Pelushi, shihet si kandidati më potencial. Ai ka qenë një bashkëpunëtor i ngushtë dhe mik i Anastasit duke i qëndruar pranë deri në momentet e fundit. Por ditët e fundit ka qarkulluar me shpejtësi edhe emri i Anastas Mamajt.

Gjithashtu, Patriarkana Ekumenike e Kostandinopojës do të ketë një rol këshillimor, për të siguruar që procesi të zhvillohet në harmoni me traditat dhe kanonet e Kishës Ortodokse.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit