-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-ve: Ne nuk duam luftëra

Kryesoret

Sekretari i ri i Mbrojtjes i SHBA-ve, Pete Hegseth, ka dërguar një mesazh të qartë pas marrjes së detyrës së tij, duke thënë se Shtetet e Bashkuara nuk kërkojnë luftëra, por janë të gatshme të luftojnë me forcë nëse është e nevojshme.

Në një fjalim të shkurtër pas betimit, Hegseth ka përforcuar angazhimin e Presidentit Donald Trump për të përfunduar luftën në Ukrainë dhe për të gjetur zgjidhje për konfliktet në Lindjen e Mesme.

“Ne nuk dëshirojmë luftëra, ne duam t’i parandalojmë ato… dhe duam t’u japim fund me përgjegjshmëri. Por nëse do na duhet të luftojmë, do ta bëjmë me forcë të jashtëzakonshme dhe të vendosur do ta shkatërrojmë armikun dhe do t’i rikthejmë djemtë tanë në atdhe”, tha ai.

Ai ka theksuar rëndësinë e “paqes përmes forcës” dhe se SHBA do të përqendrohen në forcimin e ushtrisë dhe ruajtjen e sigurisë kombëtare, duke përmendur gjithashtu kërcënimet nga Kina dhe nevojën për t’u mbrojtur në rajonin e Indo-Paqësorit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit