Një 25-vjeçar shqiptar është arrestuar në Bolonja, Itali, pasi u kap me 11 kg kokainë në makinën me të cilën po udhëtonte.
Droga ishte e fshehur në një ndarje mes bagazhit dhe sediljes së pasme, e ndarë në 10 pako. Vlera e drogës në treg mund të arrinte deri në 1 milion euro.
Arrestimi u realizua pas një kontrolli rutinë, kur i dyshuari u shfaq i nervozuar dhe u shoqërua për verifikime. Ai po hetohet për lidhjet me një organizatë kriminale.