Zjarri që shpërtheu në katin nëndheshëm të një pallati në Komunën e Parisit, është vënë nën kontroll nga shërbimet zjarrfikëse.
Sipas Mbrojtjes Civile, banorët janë evakuuar dhe nuk ka rrezik për jetën e njerëzve. Raportohet se janë djegur 3 automjete të parkuara dhe ende ka prezencë tymi në zonë. Dyshohet se shkëndija elektrike ka shkaktuar zjarrin.
Policia dhe strukturat e MZSH po vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht shkaqet e ngjarjes.