Të paktën 56 trupa janë gjetur në një varrezë masive në veri të Meksikës, pranë kufirit me SHBA, në shtetin Chihuahua, ku operojnë organizatat kriminale të përfshira në trafikun e drogës dhe emigrantëve. Trupat u zbuluan me ndihmën e ushtrisë dhe janë dërguar për identifikim dhe hetime të mëtejshme.
Varreza ndodhet në një zonë të kontrolluar nga organizata kriminale La Linea, e lidhur me kartelin Ciudad Juarez. Rajoni ka qenë i prekur nga dhuna e lidhur me krimin e organizuar dhe trafikun e drogës. Autoritetet po hetojnë mbi shkaqet e vdekjes dhe do të sigurojnë mbrojtje ligjore për familjet e viktimave.
Ky zbulim i fundit vjen pas një tjetër varrezi masive të zbuluar më 26 dhjetor, ku u gjetën 12 trupa. Numri i të zhdukurve në Meksikë ka arritur në më shumë se 100,000, sipas shifrave të OKB-së.