Juxhin Xhaja është zgjedhur “Arbitri i Vitit” 2024 në Mbrëmjen Gala të organizuar nga FSHF.
Xhaja, një nga arbitrat më të dalluar në Shqipëri dhe arbitër i FIFA-s që nga viti 2018, ka spikatur për performancën e tij gjatë vitit 2024, duke vendosur drejtësi edhe në kompeticionet më të rëndësishme europiane si Europa League, Conference League dhe Nations League.
Juxhin Xhaja u shpreh mjaft i lumtur që çmimi iu dorëzua nga një prej arbitrave më të njohur në Europë dhe i falënderoi të gjithë për vlerësimin.