Mediat greke njoftojnë se kryeministri Kyriakos Mitsotakis do të jetë në Tiranë të enjten për të marrë pjesë në funeralin për Kryepeshkopin Anastas Janullatos. Në kortezhin mortor do të marrë pjesë edhe Patriarku Ekumenik Bartolomeu.
Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë shpalli zi kishtare për pesë ditë, nga 25 Janari deri më 29 Janar. Sinodi i Shenjtë njoftoi se trupi i kryepeshkopit të ndjerë do të vijë pasditen e së martës. Pas pritjes, homazhet do të mbahen brenda në Katedrale gjatë pasdites dhe gjatë gjithë 29 Janarit.