-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PD: 450 familje prej 5 ditësh pa ujë në Tiranë

Kryesoret

Partia Demokratike ka denoncuar sot Bashkinë e Tiranës se po i lë banorët e kryeqytetit pa ujë të pijshëm në shtëpitë e tyre. Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës Dorjan Teliti denoncon mungesën 5 ditore të ujit të pijshëm në një prej zonave të kryeqytetit.

“450 familje prej 5 ditësh pa ujë – kush mban përgjegjësi për këtë skandal?

Lexoni ne foto mesazhin denoncues të qytetarit!

450 familje në zonën e ish-uzinës së traktorëve janë lënë në mëshirë të fatit, pa ujë të pijshëm! Ky është një realitet i turpshëm që dëshmon dështimin total të institucioneve përgjegjëse dhe një mungesë flagrante të përkujdesjes ndaj qytetarëve nga bashkia e kryeqytetit.

❌Banorët kanë raportuar këtë situatë te Ujësjellësi Tiranë, por zëri i tyre ka hasur në heshtje dhe neglizhencë absolute.

❓Si mund të tolerohet që në një kohë kur përballemi me sfida të tjera të mëdha, 450 familje të kryeqytetit të jetojnë ende pa akses në një të drejtë bazike si uji i pijshëm? Çfarë justifikimi mund të ketë për këtë shpërfillje totale ndaj qytetarëve? Apo është më e thjeshtë të fshihet paaftësia institucionale pas premtimeve të zbrazëta 11 vjecare?

❌Ky nuk është vetëm një problem i infrastrukturës, por një dështim moral dhe politik i pushtetarëve për të garantuar standardet minimale të jetesës për qytetarët, dështim që duhet ndëshkuar me votë!

⌛️Është koha për të reaguar dhe për të treguar përgjegjshmëri ndaj këtyre familjeve, që nuk janë thjesht shifra në statistika, por njerëz që meritojnë dinjitet dhe kujdes” shkruan Teliti.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit