Në emisionin 5 pyetjet nga Babaramo, gazetari Almer Toska shprehet se partitë e reaj nuk kanë platformë. Ai thotë se asnjë nga partitë e reja sot s’ka frymën që krijoi dikur Aleanca Kuqezi dhe Kreshnik Spahiu.
“Kam kritika për partitë e reja. Endri ka platformë ka ide, ndryshe nga ata të tjerat. O ka pasur frymëzim Kreshniku në 2013 për të marrë një valë votash, kur shihja protestat e kreshnikut ishte plot i mbushur bulevardi. Kishte frymë, mbështetje dhe mesazhi patriotik qe kishte Kreshniku ishte më i favorshmi i kohës së gjetur. Sot partitë e vogla politike janë të disavantazhuara nga sistemi, nga përplasja me njëra tjetrën, nga egot që kanë, manipulimi që mund t’u ndodhë nga qeveria”, tha Toska.