-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Begaj për ditëlindjen e Kadaresë: Do të jetojë për t’i treguar botës Shqipërinë

Kryesoret

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka kujtuar ditëlindjen e shkrimtarit të njohur Ismail Kadare, duke e vlerësuar veprën e tij si një dëshmi për lashtësinë dhe identitetin evropian të shqiptarëve.

Në një mesazh për datëlindjen e tij, Begaj shprehu se Kadare do të jetojë përmes veprave të tij dhe do të vazhdojë t’i tregojë botës dramën historike dhe vitalitetin e kombit shqiptar.

Ai theksoi se Kadare ka dhënë një kontribut të paçmuar për prezantimin e kulturës dhe traditës shqiptare në nivel botëror.

Mesazhi i plotë i Presidentit të Republikës, Bajram Begaj:

“Sot, në datëlindjen e parë të Ismail Kadaresë pas ndarjes së tij nga jeta, ne ndihemi krenarë që gjeniu shqiptar i letrave ka zënë një vend të nderuar në panteonin e letërsisë dhe kulturës botërore.

Me prozën dhe poezinë e vet, ai i prezantoi botës autenticitetin dhe lashtësinë e ekzistencës sonë kombëtare. Kadare dëshmoi në çdo faqe të veprave të tij forcën titanike, sakrificat dhe përkushtimin e popullit tonë për të qenë pjesë e kulturës evropiane dhe botës progresiste.

Për aq kohë sa lexuesit në mbarë botën do të vijojnë të lexojnë librat e tij, Kadare do të jetojë për t’i treguar botës mbi Shqipërinë dhe shqiptarët, dramën historike, krenarinë dhe vitalitetin e kombit tonë”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit