Trupi i pajetë i kryepeshkopit Anastas Janullatos ka mbërritur në Shqipëri dhe do të mbahen homazhe deri të enjten për të nderuar figurën e tij.
Burime nga Kisha Ortodokse bëjnë të ditur se gjatë këtyre ditëve, homazhe do të zhvillohen me pjesëmarrjen e kryeministrit të Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, i cili do të shoqërohet nga pesë ministra grekë. Gjithashtu, do të jenë të pranishëm mitropolitët e Shqipërisë dhe përfaqësues të komuniteteve fetare të tjera.
Përveç përfaqësuesve shqiptarë, në homazhe do të marrin pjesë edhe delegacione të larta nga niveli i Vatikanit dhe nga Kishat e Krishtera ndërkombëtare. Edhe Patriku i Izraelit, i Qipros dhe Aleksandrisë, si dhe diplomatë nga ambasadat e huaja do të jenë të pranishëm, duke shprehur nderimin për kontributin e kryepeshkopit Janullatos në fushën fetare dhe sociale.