14-vjeçari Martin Cani humbi jetën në afërsi të shkollës Fan Noli në Tiranë gjatë një sherri me bashkëmoshatarët e tj. Shoku i tij Luis Meçja i cili u plgos, ditën e sotme i është rikthyer stërvitje në ekipin e futbollit.
Në një intervistë për Top Channel, Luisi ka treguar se është mirë me shëndet dhe ndihet i lodhur.
“Me shëndet mirë jam. Ndihem mirë që jam kthyer në stërvitje, kam shumë dëshirë të ingranohem për të gjetur formën që kisha, por ndihem shumë i lodhur, nuk kam oreks, nuk haj dot bukë. Jam shumë i lodhur. Shkuam në Itali për vizita, doktorët më thanë që ishte prekur brinja dhe nuk më lejohet të përplasem, por do të më duhet të shkoj vazhdimisht një herë një muaj, apo një muaj e gjysmë, për tre vite për vizita atje”, tha Luisi.
Ai ka treguar edhe se ekipit dhe shokëve i mungon Martini.
“Çunat janë të mërzitur, sepse nuk kemi një lojtarë, një vëlla tonin, Martinin. Nuk është simë parë, kemi patur shumë harmoni mes nesh, ishim të gëzuar, por tani sikur ka ndryshuar shumë cdo gjë. Ai ka qenë humori i ekipit. Dilnim xhiro, vinim në stërvitje, në lagje, gjatë gjithë kohës me atë rrija. tek e fundit kishim shumë kohë që ishim shok.”, shtoi ai.
Dëshira e tij e madhe e ka shtyrë që ai të kalojë dhimbjet dhe ti kthehet futbollit.
“Dua shumë që të shkoj në formën time që isha, por nga dëmtimet, plaga, është shumë e vështirë, do të bëj të pamundurën”, tha Luisi.
Tani e keni një detyrim më tepër për ta fituar kampionatin?
“Po, sepse tani unë luaj për dy jo vetëm për veten”, përfundoi Luisi.