Ermes Hoxhalli është arrestuar dhe dënuar me dy vite burg për mashtrim dhe falsifikim dokumentesh.
Ai përdori një identitet të rremë si “Klea Rama”, mbesa e kryeministrit Edi Rama, dhe premtonte bursa studimi dhe udhëtime në SHBA. Hoxhalli falsifikoi certifikata, vulat dhe dokumente të tjera, dhe arriti të depërtonte deri në Ministrinë e Arsimit.
Hetimet zbuluan se ai kishte kontaktuar me zyrtarë të Ministrisë përmes një adrese e-maili të krijuar për këtë qëllim. Ai u kap pas alarmeve të ngritura nga Ambasada Amerikane.