Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Rei Manaj, është përzgjedhur në formacionin e javës së 21-të në Superligën turke pas një performance të shkëlqyer.
Manaj realizoi një dopietë dhe dha dy asiste në fitoren e Sivasporit ndaj Kaiserisporit. Ai udhëhoqi sulmin dhe mori notën më të lartë të mundshme nga të gjithë lojtarët.
Sipas rezultateve të fundit, skuadra e tij aktualisht renditet në vendin e 13-të në tabelën e Superligës.