-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Balla takim me Raportuesin e PE për Shqipërinë: Hapa drejt grupkapitujve të mbetur dhe angazhim për reformat

Kryesoret

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Taulant Balla ka thvilluar një takim me Raportuesin e Parlamentit Europian për Shqipërinë Andreas Schieder.

Në takim Balla bisedoi mbi procesin e integrimit europian dhe sfidat që e presin vendin tonë drejt Shqipëria 2030. Balla ka theksuar se objekti është avancimi më tej deri në fund të 2025 duke hapur grupkapitujt e mbetur, si dhe duke përmbushur kriteret e përcaktuara.

“Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm në rrugën drejt BE-së, me hapjen e dy grupkapitujve dhe angazhimin e palëkundur për reformat e nevojshme. Objektivi ynë ambicioz është të avancojmë më tej deri në fund të vitit 2025, duke hapur grupkapitujt e mbetur dhe duke përmbushur kriteret e përcaktuara”,ka shprehur ministri Balla.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit