Prej rreth tre orësh, qarkullimi në rrugën Maqellarë – Peshkopi është paralizuar për shkak të punimeve që po zhvillohen në segmentin Herebel – Peshkopi të rrugës së Arbrit. Dhjetëra automjete dhe qindra qytetarë janë bllokuar, ndërsa disa prej tyre janë të sëmurë dhe janë nisur për në spitalin e Dibrës.
Pavarësisht kërkesave, askush nuk ka marrë përgjegjësi për zhbllokimin e rrugës. Sipas udhëtarëve, kompania që po ndërlidh segmentin e fundit të rrugës po punon me ritme të larta, kryesisht për të përfituar para zgjedhjeve, edhe pse punimet mund të kishin nisur më herët.