-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hasani takim me raportuesin e PE për Shqipërinë: Grupet e anëtarësimit të mbyllen deri në 2027

Kryesoret

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani ka zhvilluar një takim me raportuesin për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Andreas Schieder.

Me anë të një postimi në platformën X, ministri Hasani shprehet se kanë diskutuar për hapjen e grupeve të anëtarësimit deri në vitin 2025 dhe për të ppërfundura procesin deri në vitin 2027.

“Ditë e plotë diskutimesh produktive me partnerët kryesorë mbi rrugën evropiane të Shqipërisë dhe bashkëpunimin rajonal. Me Andreas Schieder, Raportues për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, ne u fokusuam në punën tonë për të hapur të gjitha grupet e anëtarësimit deri në vitin 2025 dhe për të përfunduar procesin deri në vitin 2027”, shkruan Hasani.

Gjithashtu ministri ka zhvilluar takim edhe me të dërguarin special të Francës për Komunitetin Politik Evropian, Hugues Moret.

“Me Hugues Moret, të dërguarin special të Francës për Komunitetin Politik Evropian (EPC) dhe Victoria Billing, Drejtoreshë për Evropën në FCDOGovUK, diskutuam përgatitjet për Samitin e 6-të EPC në Tiranë më 16 maj 2025 dhe ambicien tonë të përbashkët për ta bërë Samitin një platformë për rezultate të prekshme që forcojnë një Evropë elastike dhe kohezive”, thotë ministri Hasani.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit