-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përmbytjet, Ministria e Mbrojtjes: Situata më problematike në Shkozet, bllokohen 4 fëmijë në furgon

Kryesoret

Moti i keq ka përfshirë ditën e sotme të gjithë territorin e Shqipërisë. Ministria e Mbrojtjes ka reaguar në lidhje me këtë situatë dhe njofton se të gjitha strukturat opercaionale të emergjencës civile po monitorojnë me kujdes situatën.

Forcat e Armatosura, AKMC, strukturat lokale dhe Emergjencat Civile pranë bashkisë po punojnë për të rikthyer normalitetin në kryqëzimin e stadiumit, te stacioni i trenit, në lagjen “17 Nëntori”, në zonën e Kënetës dhe në Shkozet.

Ndërsa emergjencat civile u kanë ardhur në ndihmë 4 fëmijëve të bllokuar në një furgon shkolle dhe një familjeje. Ndërsa më problematike është situata në rreth 40 banesa në Shkozet, ku është regjistruar prani uji.

Në mbështetje të forcave në terren janë Forcat e Armatosura me 2 pompa thithëse me kapacitet të lartë dhe 3 mjete të kalueshmërisë së lartë.

Ndërkohë po punohet në terren nga forcat e Drejtorisë Rajonale të Kullimit Durrës për pastrimin e Kanalit të Ujërave të Larta në unazën e qytetit.
Agjencia Kombëtare e Emergjencave Civile dhe Forcat e Armatosura janë në gatishmëri për të ndërhyrë edhe në pjesë të tjera të vendit, si në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës dhe Tiranë, ku priten reshje mesatare, të shoqëruara me shtrëngata.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit